Moderatorja shumë e komentuar në media, Roza Lati së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të sherrit me Encën. Ishte një deklaratë e modeles Trejsi Sejdini që ndezi sherr mes moderatores dhe këngëtares të cilat bënë deklarata të forta kundër njëra-tjetrës mbrëmjen e djeshme.
Ditën e sotme Roza i ka kthyer sërish të gjithë sytë nga vetja, jo me sherrin, por me pamjen e re. Moderatorja i ka bërë të gjithë flokët gërsheta afrikan.
Roza duket shumë e kënaqur me pamjen e re dhe në fakt ky model flokësh i shkon edhe me tipin e saj e këtë ja kanë vënë në dukje edhe fansat.