U KAPËN “MAT”/ Vin Veli flet për lidhjen e re (FOTO) – AlpeGossip
U KAPËN “MAT”/ Vin Veli flet për lidhjen e re (FOTO)

U KAPËN “MAT”/ Vin Veli flet për lidhjen e re (FOTO)

Pas ndarjes nga Bora Zemani, jeta personale e Vin Velit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe pak kohë më parë u përfol se DJ kishte nisur një lidhje të re.

Shkak u bë një video ku Vini shfaqej duke u argëtuar pranë një vajze bukuroshe për të cilën u tha se është e dashura e tij.

I ftuar sot në “Trokit”, Vini foli për herë të parë për këtë lidhje të përfolur në media duke u shprehur: “Nuk ishte lidhje ajo, nuk ka lidhje”.

Dj u shpreh se u shqetësua për mikeshën e tij pasi dolën lajmet se ata janë në një lidhje.

“Unë u shqetësova më shumë për mikeshën time. Pse duhet të dali ajo nëpër portale, e sheh familja. Ndonjëherë mund të dal me vajzën e tezes dhe të thonë e ka të dashur. Kështu është bërë kjo punë”, u shpreh Vini./Xing.al