VITE PAS NISJES SË SHERRIT/ Nicky Minaj vazhdon deklaratat kundër Miley Cyrus – AlpeGossip
VITE PAS NISJES SË SHERRIT/ Nicky Minaj vazhdon deklaratat kundër Miley Cyrus

VITE PAS NISJES SË SHERRIT/ Nicky Minaj vazhdon deklaratat kundër Miley Cyrus

Nicky Minaj dhe Miley Cyrus kanë një armiqësi të gjatë me njëra-tjetrën dhe detajet e saj tashmë i njohim të gjithë. Në 2015-ën reperja ‘e talli’ këngëtaren live në koncert, ndërsa më vonë Miley i përkeqësoi gjërat duke deklaruar: “Të dua Nicky, por unë dëgjoj Cardi B”.

Kaq ka mjaftuar që marrëdhënia mes tyre të marrë për keq. Edhe pas kaq shumë vitesh, gjërat vazhdojnë të jenë si dikur dhe këtë e ka lënë të kuptohet vetë Nicky Minaj gjatë një interviste të dhënë së fundmi. Ajo flet pa pretenduar emra, por fansat janë të bindur se deklarata i drejtohet këngëtares së njohur.

Mandatory Credit: Photo by Benjamin Lozovsky/BFA/REX/Shutterstock (9880839bo)
Nicki Minaj
Marc Jacobs show, Front Row, Spring Summer 2019, New York Fashion Week, USA – 12 Sep 2018

“Pulat nuk mund të flasin keq për mbretëreshat. Ajo ka treguar mungesë respekti ndaj meje në një intervistë, pa asnjë arsye. Tani vë ca krahë rozë dhe do të bëhet si unë”,-u shpreh ajo.

Krahët rozë, lidhen me personazhin që Miley Cyrus luan në serialin ‘Black Mirror’ që tashmë ka nisur transmetimin. Këtë herë duket se fansat i janë kthyer kundër reperes duke e akuzuar se dëshiron të shkaktojë probleme që nuk ekzistojnë.