I THONË “JE BËRË SI BURRË”/ Aulona Musta jep përgjigjen që nuk pritej: Më lëndojnë… (FOTO) – AlpeGossip
I THONË “JE BËRË SI BURRË”/ Aulona Musta jep përgjigjen që nuk pritej: Më lëndojnë… (FOTO)

I THONË “JE BËRË SI BURRË”/ Aulona Musta jep përgjigjen që nuk pritej: Më lëndojnë… (FOTO)

Është krenare për trupin që ka dhe kjo për faktin e thjeshtë se gëzon disa forma që edhe 20-vjeçaret i kanë zili.

Aulona Musta është një nga personazhet më provokues dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Shpeshherë me postimet e saj ajo ngall diskutime mes komentuesve të shumtë, zakonisht kur poston foto nga palestra teksa tregon ndryshimet në trupin e saj shumë të palestruar.

Sigurisht që Aulona ndihet shumë mirë me këtë trup, mirëpo fansat e saj e komentojnë shpesh, madje disa herë duke e cilësuar edhe si “trup mashkullor”.

Por teksa ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Bieta Sulos, Aulona u shpreh se këto komente nuk e ofendojnë aspak sepse ajo ndihet mirë me trupin e saj. Aulona u shpreh që ka komente të cilat mund ta lëndojnë, por jo ato që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme.

“Ka komente që më lëndojnë, absolutisht, por jo këto që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme apo me muskujt për të cilët unë jam duke punuar. Në qoftë se mua më thonë je bërë si burrë, po më bëjnë kompliment, sepse unë atë dua”, u shpreh Aulona në intervistë.

skakt.png