Dy ditë më parë, Eni Koçi tërhoqi shumë vëmendjen me foton më të re ku shfaqej me këmbë përpjetë, një pozë e veçantë që nuk ndodh ta shohim shpesh në sete fotografike.
Ditën e sotme Eni ka treguar me anë të disa videove të publikuara në Instastory, ç’sakrifica ka bërë Genci që kjo foto të dilte perfekt.
Në video Genci shfaqet duke i tërhequr lart këmbët e Enit ndërsa ajo qesh teksa ndodhet e shtrirë në sfondin e bardhë.
Kujtojmë që Genci publikoi së fundmi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Aurela Gaçen, një këngë që u pëlqye shumë nga publiku.