LAJM I ËMBËL/ Rona Nishliu në muajt e fundit të shtatzënisë, ja si duket këngëtarja (FOTO) – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Rona Nishliu në muajt e fundit të shtatzënisë, ja si duket këngëtarja (FOTO)

LAJM I ËMBËL/ Rona Nishliu në muajt e fundit të shtatzënisë, ja si duket këngëtarja (FOTO)

Rona Nishliu është shtatzënë për herë të parë e këtë lajm të ëmbël këngëtarja e dha pak kohë më parë me një shkrim në kopertinën e albumit të ri.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale”, janë fjalët e shkruara në albumin e Ronës.

Gjatë kësaj kohe, këngëtarja është treguar e rezervuar në postimin e fotove me barkun e rrumbullakosur. Por sot babai i Ronës feston ditëlindjen dhe ajo ka postuar një foto me të dhe nënën e saj.

“Gëzuar 60 babushki”, ka shkruar Rona në foton ku shihet se shtatzënia e ka zbukuruar shumë.