PAS HITIT “KTHEMA KOHËN”/ Cricket vjen me një super remix që do t’ju mbetet fiksim (VIDEO) – AlpeGossip
PAS HITIT “KTHEMA KOHËN”/ Cricket vjen me një super remix që do t’ju mbetet fiksim (VIDEO)

PAS HITIT “KTHEMA KOHËN”/ Cricket vjen me një super remix që do t’ju mbetet fiksim (VIDEO)

Producenti i njohur kosovar, Cricket ka sjellë sërish një remix të një kënge shumë të njohur për publikun shqiptar.

Pas suksesit që korri me risjelljen e këngës së vjetër të këngëtares Shyhrete Behluli, “Ende e du”, e cila u pëlqye shumë nga të gjithë, Cricket ka ripërpunuar një këngë tjetër po aq të njohur.

Bëhet fjalë për “Elita 5” dhe hitin “Më fal” që është publikuar dje mbrëma dhe për të cilën jemi të sigurt se do të ketë shumë sukses.

Pak ditë më parë u tha se Cricet do të bëjë remake një tjetër bashkëpunim të suksesshëm të Nora istrefit dhe Sinan Vllasliut “Pa Fat”.

Kjo këngë në vitin 2000 u pëlqye shumë nga publiku dhe sigurisht që pas remix-it të Cricket ajo do të rikthehet sërish fuqishëm.