Ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi vazhdon të jetë një nga vajzat më të komentuara në media dhe jeta e saj private ka qenë në qendër të vëmendjes.
Genta tërheq shpeshherë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale dhe ashtu ka ndodhur edhe ditën e sotme.
Ish-banorja ka postuar një foto të saj dhe menaxherit të VIP-ave, Xhani Demikës të cilin e ka “plakur” dhe me humor shkruan se ky është plaku që e mban me lekë.
“Ky eshte plaku qe me mban mua me lek, pagon pushimet e mia , kollovari im qe ja hengsha protezat! Kola im i perjetshem”, shkruan Genta duke shkaktuar shumë komente.