Gjithsecili nga ne ka persona të veçantë, histori frymëzuese apo njerëz rrotull vetes që na bëjnë të ndihemi mirë, të plotësuar dhe të motivuar në çdo kohë dhe vend. Disa i bëjmë publike, e të tjera përpiqemi t’i rezervojmë me fanatizëm, për t’i ruajtur ashtu të shenjta, siç janë. Me sa duket edhe për Jon Gjebrean vlen i njëjti rregull! Ai ka postuar në instastory, një foto me një dedikim frymëzues për personin më special në jetën e tij, siç është e ëma, Anila Gjebrea. Duke ju referuar profilit të saj zyrtar në instagram, ai është i mbushur me shprehje unike dhe plot pozitivitet, diçka që Jonin e bën të ndihet mirë dhe i plotësuar.
Kaq ka mjaftuar që edhe ai të ndaj me të gjithë ndjekësit virtual një foto në të cilën ka shkruar: “I vetmi profil që më mbush me pozitivitet”. Dhe e ka fjalën për faqen me qindra ndjekës së mamasë së tij, Anila Gjebrea.