Sado të rehatshme të jenë atletet, gjatë muajve pranverorë dhe këtyre përvëlues të verës, sandalet janë një shpëtim i vërtetë. Siç ndodh gjithnjë, disa modele dallojnë mes të tjerave.
Së fundmi, Lori Hoxha dhe Armina Mevlani zgjodhën modelin në ngjyrë të verdhë dhe rozë 70 PVC Snake nga Versace,
i cili gjithashtu vjen edhe në kombinimet rozë-blu dhe të zezë.
Sandalet-shapkë janë një ndër trendet e 2019-s, të cilat qenë të përshtatshme edhe në pranverë për shkak të çorape dhe po kështu mund t’i vishni edhe në vjeshtë.
Një model tjetër, i ngjashëm me ato të mësiperme, vjen në versionin me takë të hollë.
Sandalet katrore janë gjithashtu trend.
Në fund, e mbyllim me sandalet e përditshmërisë me rripa.
Në disa raste, rripat mund të jenë lëkurë për pak ekstravagancë.