Plazhet shqiptare nga Velipoja deri në Klasmil, duket se në këto ditë të nxehta janë tejmbushur me pushues shqiptarë por ajo që vihet re është numri në rritje i turistëve të huaj që zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushimet verore.
Por nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.
Edhe këtë vit, siç është bërë traditë tashmë prej disa vitesh, në bar-et moderne verore e buzë detit kanë nisur edhe shkuma-party-t.