“Fiksimi” i ri: Këta të famshëm zgjodhën ti lindnin fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë – AlpeGossip
“Fiksimi” i ri: Këta të famshëm zgjodhën ti lindnin fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë

“Fiksimi” i ri: Këta të famshëm zgjodhën ti lindnin fëmijët e tyre jashtë Shqipërisë

Jo vetëm të rinjtë shqiptarë janë në kërkim të një jete jashtë Shqipërisë, por edhe gratë që presin të bëhen nëna, duket se janë në kërkim të diçkaje të tillë.

Në muaj e fundit të shtatzënisë shumë femra vendosin që të sjellin në jetë të vegjlit e tyre jashtë vendit. Ndërsa zgjedhja e shtetit, ku do të lindin fëmijën, është në bazë të mbështetjes që do të kenë atje, arsyet e këtij vendimi janë të ndryshme.

Duke filluar nga dhënia e nënshtetësisë së fëmijës (e cila jepet në moshën 18-vjeçare), mundësia për t’u shkolluar jashtë shtetit shqiptar, për të udhëtuar i lirë, por lidhet edhe me mjekësinë, pasiguria që i ofron shërbimi në spitalet shqiptare. Përfitimet në disa vende të botës lidhen dhe me ato financiare.

Disa nga emrat e njohur për publikun shqiptar vendosën që të ndiqnin pikërisht këtë rrugë: fëmijët e tyre t’i lindnin jashtë vendit tonë.

Estela Ujka

Ishte së fundmi blogerja e modës, e cila përmes postimeve na tregoi se ndodhet në SHBA dhe jo rastësisht. Estela Ujka duket se ka vendosur që vajzën e saj të tretë ta lindë në tokën e premtuar. “Fëmijët e lindur në Amerikë nga turistët e huaj, në bazë të interpretimit të ligjit do të jenë shtetas amerikanë”, thuhet në Amandamentin e 14-të Kushtetutës amerikane.

Linda Rama

Bashkëshortja e kryeministrit zgjodhi të lindtë fëmijën e saj në një klinike të huaj jashtë vendit.

Zaho lindi në Austri për shkak të shtatzënisë dhe moshës së Lindës.

Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina solli në jetë vajzën e saj të dytë në gusht të 2015-s. Lindja u bë në Amerikë, ku kaloi në ditët e fundit të shtatzënisë së saj. Ajo u kthye për të jetuar në Kosovë.

Egla Harxhi

Ish-Miss-i Egla Harxhi solli në jetë fëmijën e parë, të cilin e quajti Luxifer, në janar të këtij viti. Ndërsa djali i saj do të ketë dy nëna, Egla vendosi me partnerin e saj Jarl Alexandre Ale de Basseville që të lindte në Francë, aty ku nisi njohja dhe historia e tyre e dashurisë. Pavarësisht se jetonin në Shqipëri dhe po punojnë për shtëpinë e tyre në Libofsh të Fierit, Parisi ishte zgjedhja e tyre për të sjellë në jetë djalin. Për lindjen e Eglës në Francë dhe jo në Shqipëri ai është shprehur:

“Në Libofshë ose në Shqipëri ende nuk është shërbimi mjekësor si në Francë, që është ekstremisht i njohur në botë për përsosmërinë, gjë që nuk ekziston ende në vendin tuaj. Për shkak të sëmundjes sime dopio gjenetike, ishte e rëndësishme për të pasur një sistem të cilësisë së parë, që do e quaja AAA. Për t’iu përgjigjur pyetjes, i them faleminderit zotit Kryeministër Komunist dhe shpresoj t’i vendosi në 2018-ën shërbimet higjienike dhe sanitare në spitalet shqiptare”.

Kujtojmë se Miss Shqipëria 2007 është në një lidhje poligame me Jarl Alexandre Ale de Basseville dhe një partnere të tretë femër.

Adrola Dushi

Modelja dhe “Miss Universe Albania 2012” u bë nënë për herë të parë në fillim të vitit 2014. Adrola Dushi vendosi që ta sillte në jetë Troin në atë kohë pranë familjes së saj, të cilët jetonin në Amerikë. Djali i saj erdhi në jetë përmes një lindje natyrale dhe pak kohë më pas të dy u kthyen në Shqipëri, ku jetuan deri vitin e kaluar. Adrola dhe Troi jetojnë tashmë në Amerikë, ai pranë gjyshërve, ndërsa ajo po vazhdon karrierën si modele.

Soni Malaj

Këngëtarja shqiptare u bë nënë për herë të parë në janar të 2012-s, pasi mirëpriti vajzën Anna me ish-bashkëshortin Mirko. Soni e lindi të bijën në Spanjë, në vendlindjen e të atit të vajzës, për t’u kthyer pak kohë më pas në Shqipëri. Çifti u nda në 2015-n.

Sinan Hoxha

Andrra dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të parë më 25 maj të 2016-s, të djalit Ansi. Ai u lind në Hamburg të Gjermanisë, në një klinikë private.

Albërie Hadergjonaj

Këngëtarja shqiptare vendosi të sillte në jetë vajzën e saj të dytë Anxhelinën në Amerikë, ku u shpërngul rreth viteve ’90.