E PAPRITUR/ Moderatori shqiptar largohet nga emisioni i mëngjesit (FOTO) – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Moderatori shqiptar largohet nga emisioni i mëngjesit  (FOTO)

E PAPRITUR/ Moderatori shqiptar largohet nga emisioni i mëngjesit (FOTO)

Për tri vite rradhazi ka drejtuar më shumë përkushtim emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, por moderatori i njohur Arbër Çepani ka vendosur të mbyllë këtë kapitull të jetës së tij. Ndërmjet një postimi në profilin e tij të Instagramit, Arbër Çepani ka bërë të ditur se po largohet nga emisioni.

Moderatori ka bërë një shkrim ku tregohet tejet falenderues per çdo koleg të tijin gjatë këtyre viteve. Gjithashtu pohon se kjo ka qenë një ekperience shumë e rëndesishme dhe e paharrueshme për të.

“3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit…Kanë qene ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale. Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymëmarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjesëtar të stafit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nga gazetarët tek kameramanët. Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim, Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vërtetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonjë studim mbi “harmoninë midis kolegësh”! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe përqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sak.rifi.ce. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mëngjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë. Dhe nga zemra faleminderit” ka shkruar moderatori si një shkrim përmbyllës për plot 3 vite në drejtim të emisionit.