SI ËSHTË TË UDHËTOSH ME LUIZIN? Sapo na e zbuloi Kiara me këtë VIDEO – AlpeGossip
SI ËSHTË TË UDHËTOSH ME LUIZIN? Sapo na e zbuloi Kiara me këtë VIDEO

SI ËSHTË TË UDHËTOSH ME LUIZIN? Sapo na e zbuloi Kiara me këtë VIDEO

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Fansat e tyre u mësuan që t’i shikonin gjatë gjithë kohës teksa ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, e tani që reality show ka përfunduar, ata i ndjekin hap pas hapi.

E që të jenë sa më pranë fansave, moderatorja dhe këngëtari janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku herë pas here postojnë foto e video me njëri-tjetrin.

Kështu kanë bërë ditën e sotme. Fillimisht ka qenë fituesi i BB VIP 2 ai që ka postuar në “Instagram” një foto me partneren e tij, e cila menjëherë mori gjithë vëmendjen.Ndërsa Kiara ka postuar pak më parë një video në “Instastory” ku është duke udhëtuar bashkë me Luizin. Teksa ky i fundit është duke i dhënë makinës, në sfond ka edhe muzikë.