KEISI E LA DHE IKU/ Stresi ka dy fjalë për t’i thënë pas ndarjes (FOTO) – AlpeGossip
KEISI E LA DHE IKU/ Stresi ka dy fjalë për t’i thënë pas ndarjes (FOTO)

KEISI E LA DHE IKU/ Stresi ka dy fjalë për t’i thënë pas ndarjes (FOTO)

Marrëdhënia e reperit Stresi me partneren Keisi ka qenë shumë e komentuar kohët e fundit në media pasi dyshja është ndarë. Ata nuk e ndjekin më njëri- tjetrin në Instagram dhe madje thuhet se dasma që do të zhvillonin është anuluar.

Vetëm pak ditë më parë Keisi u largua nga Shqipëria për në Kanada dhe Stresi nuk e shoqëroi për në aeroport duke lënë kështu të kuptohej se kriza mes tyre ende nuk ishte zgjidhur.

Mirëpo, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht mbi ndarjen në postime të ndryshme ata i dedikojnë disa fjalë njëri-tjetrit. Këtë gjë ka bërë pak minuta më parë Stresi, i cili ka publikuar një foto dhe pranë saj ka shkruar: “Buzëqesh që mos ta marrin vesh.”, duke treguar kështu që pavarësisht se duket mirë nga jashtë, përbrenda është i prekur dhe kjo për shkak të Keisit.