NA “FIKSUAN” GJITHË VERËS/ Këto janë 10 HITET shqiptare që u kënduan e kërcyen…kudo! (VIDEO) – AlpeGossip
NA “FIKSUAN” GJITHË VERËS/ Këto janë 10 HITET shqiptare që u kënduan e kërcyen…kudo! (VIDEO)

NA “FIKSUAN” GJITHË VERËS/ Këto janë 10 HITET shqiptare që u kënduan e kërcyen…kudo! (VIDEO)

Si çdo verë, dhe kjo e vitit 2019 është shoqëruar me plot hite të cilat na kanë mbetur gjatë në mëndje.

Edhe këtë rradhë artistët tanë filluan punë sapo vera startoj duke qenë kështu në ‘garë’ se kush do të na sjelli hitin më të dëgjuar.

Ndër të gjtha këngët që u lançuan, ne kemi përzgjedhur ato që deri tani kanë bërë më shumë bujë me klikimet e shumta në You Tube.

Si fillm, në vend të parë qëndron bashkëpunimi:

1. Kida ft. Ermal Fejzullahu – Tela

Kënga e publikuar në 12 qershor, pati një sukses të madh kjo bazuar në numrin e klikimeve që ka marrë në You Tube.

Kjo është dhe arsyeja pse në listën tonë kjo këngë kryeson, sepse nga të gjithë hitet e përzgjedhura, ”Tela” ka marrë 28,121,052 shikime.

 

2.Elvana Gjata x Capital T – Fustani

Ky hit i publikuar në 29 qershor arriti të mbledhë  17,928,519 klikime dhe duket se ka qenë një bashkëpunm goxha i pëlqyer nga fansat e këngëtarëve.

3.Tayna x Cricket – Caliente (Official Video)

Tayna këtë verë ka publikuar shumë bashkëpunime që janë dhe në listën tonë, por ai që vjen i pari në rradhë deri tani është ”Caliente” i publikuar në 15 qershor me  16,520,153 shikime.

4. Majk / Geasy – Malena (Official Video 4K)

Majk dhe Geasy njihen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme çdo verë. Edhe këtë vit ata na kanë sjellë hitin e quajtur ”Malens”, të publikuar në datë 15 qershor dhe që deri tani ka fituar 11,852,786 klikime.

5.LUMI B x LEDRI VULA – KISS KISS

Më pas në rradhë vjen ”Kiss Kiss”, hiti i famshëm i Lumi B dhe Ledri Vula. Si gjithmon dy këngëtarët nuk na zhgënjejnë me zgjedhjet e tyre. Edhe këtë rradhë bashkëpunimi ka rezultuar një sukses dhe ka arritur të mbledhë 10,263,305 klikime

6.FINEM – BENZI (ft. SOLO) (prod. ARLENN)

Finem është artisti më i ri që ka hyrë në tregun e muzikës shqiptare dhe mesa duket që në fillimet e tij ka arritur të korri një sukses goxha të lartë. Bashkëpunimi i tij i publikuar në datë 20 maj deri tani ka mundur të mbledhi 9,400,640 klikime. Kënga ”Benzi” tashmë është kthyer në hit dhe të gjithë e dëgjojnë.

7. Tayna x Mc Kresha x Lyrical Son – Pasite

Treshja Tayna, Lyrical Son dhe Mc Kresha këtë vit vendosën të bëjnë një bashkëpunim dhe padyshim kënga u kthye në hit. ”Pasite” E publikuar në datë 5 gusht, në gati vetëm dy javë ka arritur të mbledhë 6,770,511 klikime dhe padyshim konsiderohet një sukses.

8.Tayna X Dafina Zeqiri – Bye Bye

Dy nga vajzat më të talentuara të muzikës shqiptare sollën bashkëpunimin e tyre spontan dhe ai direkt u kthye në një hit. Kënga ”Bye Bye” e lançuar në datë 11 gusht arriti të mbledhi në një javë 5,953,044 shikime dhe sigurisht pritet të korri akoma më shumë sukses.

9.West Side Family ft. Eranda Libohova – Marinela (Official Video 4K)

Eranda Libohovën kishim kohë që nuk e shihnim të përfshirë në tregun e muzikës moderne shqiptare. Kënga ”Marinela” përveç se solli në vëmendjen tonë Erandën gjithashtu përbën dhe një rikthim për West Side Family që pas këngës ”E imja”. Bashkëpunimi i publikuar në 1 korrik ka arritur të mbledhë  4,980,577 klikime.

10.Gjiko x Buta – My Bro

Edhe këtë vit, Buta dhe Gjiko nuk mund të mungonin me një hit vere. Reperët kanë publikuar ” My Bro” në datë 28 korrik dhe në 3 javë kënga ka arritur të mbledhë 2,973,142 shikime.

/AlpeGossip.al