MUND TË NDODH MREKULLIA PËR SHËRIMIN E KANCERIT? Ja zbulimi i studentëve – AlpeGossip
MUND TË NDODH MREKULLIA PËR SHËRIMIN E KANCERIT? Ja zbulimi i studentëve

MUND TË NDODH MREKULLIA PËR SHËRIMIN E KANCERIT? Ja zbulimi i studentëve

Statistikat tregojnë se afërsisht 40% e Amerikanëve diagnostikohen me kancer në një periudhë të jetës së tyre.

Studentët e farmacisë në Universitetin e Findlay po punojnë për një trajtim novator përsa I përket një nga formave më vdekjeprurëse të kancerit.

Glioblastoma është një nga format më agresive të kancerit që shpërndahet në tru dhe në shtyllën kurrizore dhe është pothuajse e pamundur për tu zhdukur.

Ekspertët thonë se nëse vuan nga kjo sëmundje është shumë e vështirë të jetosh për më shumë se 5 vite.

‘’Ajo çfarë ata kanë tani është diçka që mund ti shërbejë glioblastomës, por nuk është e mjaftueshme përsa I përket niveleve të mbijetesës’’ thotë Jacob Reyes, studiues i diplomuar i Kolegjit të Farmacisë UF.

‘’Universiteti i Findlay mendon se ka krijuar një medikament që mund ti ndryshojë për mirë statistikat e nivelit të jetëgjatësisë kur vuan nga kjo sëmundje.Duke vënë re mënyrën se si kanë funksionuar në të kaluarën komponime të tjera medikamentesh që trajtojnë glioblastomën, ne kemi një molekulë ilaç që quhet Chalcone dhe gjendet në një ushqim të quajtur ’curry’’,  thotë Reyes.

Është e vërtetë sepse molekula ‘’Chalcone’’ ndodhet në një ushqim Indian që quhet ‘’curry’’.

Doktor Rahul Khupse është një kimist i cili po punon për këtë projekt me universitetin .

Ai është rritur në Indi dhe tha që zbuloi që chalcone ka veti anti-inflamatore, si dhe veti anti-kancerogjene.

“Në shkollën time kam punuar me produkte natyrore dhe kjo ishte një lloj si një frymëzim për bërjen e këtij ilaçi,” tha Dr. Khupse.Kështuqë skuadra e tij punuan që të krijonin një komponim ilaçi që tashmë i është vënë pseudonimi ‘’RK-15’’.

Një nga gjërat kryesore në lidhje me këtë komponim është selektiviteti i tij për të synuar vetëm qelizat e kancerit të trurit, ndërsa kursen qelizat e shëndetshme.Selektiviteti është gjëja më e  shenjtë e  terapisë për të luftuar kancerin sepse ne e dimë se kimioterapia ka shumë efekte anësore. Pra, si mund të arrijmë atë selektivitet ku komponimet tona mund të vrasin vetëm kancerin e trurit, glioblastoma, dhe të kursejnë trurin normal”, tha Dr. Khupse .

Doktor Khupse tha që “RK-15” depërton gjithashtu në pengesën e gjakut të trurit, ose BBB, që është sistemi i mbrojtjes së trurit, duke synuar gjithashtu qelizat rezistente të kancerit.

Ekipi i studiuesve tha që kjo e bën “RK-15” 100 herë më selektive drejt qelizave infektive të kancerit.

Studiuesit thanë se hapi tjetër është ta testonin tek kafshët, pastaj të vazhdoni testimin klinik te njerëzit përpara se të mund të miratohet nga FDA (instituti që administron ushqimet dhe ilaçet). Ata thanë se zakonisht duhen nga 10 deri në 15 vjet që një ilaç i ri të merret nga laboratori te pacienti.

Përgatiti: AlpeNews.al