”ÇFARËDO QË TË BËSH PRAP E SHËMTUAR NGELESH…”/ Aulona Musta fëlliq keq ndjekësen (VIDEO) – AlpeGossip
”ÇFARËDO QË TË BËSH PRAP E SHËMTUAR NGELESH…”/ Aulona Musta fëlliq keq ndjekësen (VIDEO)

”ÇFARËDO QË TË BËSH PRAP E SHËMTUAR NGELESH…”/ Aulona Musta fëlliq keq ndjekësen (VIDEO)

Aulona Musta është një nga personzhet më të përfolura shqiptare. Moderatorja ja del gjithmonë të jetë pjesë e lajmeve rozë kjo përshkak të temperamentit të saj thumbues.

Aulona siç tashmë e dimë është shumë aktive në rrjetet e saj sociale dhe gjithmonë i vë në dijeni fansat në lidhje me projekte të ndryshme ose për jetën e saj të përditshme. Së fundmi kemi parë se moderatorja po i shijon shumë pushimet e saj verore dhe ndan shumë shpesh foto me ne,  nga vendet që viziton me njerëzit e saj të dashur.

Ditën e stome, Aulona ka vendosur të publikojë një video në llogarinë e saj të Instagramit ku shfaqet me bashkëshortin e saj duke bërë fiskulturë të dy sëbashku. Video në fakt ka dhe një sens humori në vetvete sepse në mes të ushtrimeve, partneri i Aulonës i lëshon asaj duart dhe moderatorja bie.

Këtë video, Aulona ka zgjedhur ta shoqërojë me përshkrimin: Morali i fabulës? Mos i beso kurrë burrit.

Teksa shumë ndjekës kanë patur mendim pozitiv për videon, njëra ka dal kundër. Një komentuese nuk është dhe aq e impresionuar nga ky filmim dhe i sygjeron asaj që të ndalojë së vjedhuri ide nga të tjerët se gjithsesi shëmtuar duket çfarëdo që të bëjë.

E sigurisht, Aulona nuk e ka lenë vajzën pa një përgjigje, të cilën e gjeni tek fotoja më poshtë.

/AlpeGossip.al