”KURRË MOS E PREKNI…”/ Lori Hoxha jep mesazhin e fortë për të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
”KURRË MOS E PREKNI…”/ Lori Hoxha jep mesazhin e fortë për të gjithë (FOTO)

”KURRË MOS E PREKNI…”/ Lori Hoxha jep mesazhin e fortë për të gjithë (FOTO)

Lori Hoxha është një nga personazhet më të famshëm e më me influencë në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë poston foto e video për ndjekësit e saj.

Sëfundmi, bukuroshja ka publikuar shumë postime duke treguar se po kalon shumë mirë me pushimet e saj në Itali. Sot ajo ka zgjedhur të publikojë në storyn e saj të Instagramit një foto të një tabele që shkruan: Ju lutem mos i prekni lulet.

Lori këtë shkrepje e ka shoqëruar me përshkrimin: Sa herë që dikush më prek mua.

Mesa duket, as Lorit nuk i pëlqen ta prekin.

Por nuk mbaron gjithçka me kaq. Një ndjekëse e Lorit ka menduar se ai shënim është shumë i vërtet, aq më tepër kur je shtatzënë. Ndjekësja i ka thënë se është shumë e bezdisshme kur dikush të prek barkun gjatë kohës që je me barrë.

Lori ka zgjedhur ta ndajë këtë mendim me të gjithë duke dhënë kështu dhe një mesazh. Ajo është shprehur se kurrë nuk duhet t’ja prekni barkun një gruaje shtatzënë, sigurisht përveç rasteve që ajo vetë jua kërkon. Ajo gjithshtu ka pohuar se jo gjithkush dëshiron që energjia e njerëzve të tjerë të transmetohet tek bebi kështuqë kijeni parasysh.

/AlpeGossip.al