Xhirimet për filmin “I love Tropoja” nga Ermal Mamaqi, me kastin e aktorëve të njohur e shumë të dashur për publikun, kanë nisur që prej disa ditësh. Kurioziteti dhe padurimi vazhdon të rritet në rradhët e publikut, i cili mezi po pret ta shikojë të finalizuar në ekran.
Ditën e sotme, Ermali ka publikuar një video që të shkrin së qeshuri, ndërmjet dy personazheve që janë pjesë e filmit, Arjola Demiri dhe Irgen Çela.
Videoja në fjalë, është një moment i filmuar në prapaskenat e filmit. Në video dëgjohet zëri i Irgenit teksa thotë “Futu Arjola” ndërkohë që i paraprin asaj që të futet brenda në një shtëpi. Dera e shtëpisë ka përmasa të vogla dhe Arjolën nuk e nxë prandaj i duhet të ulet që të hyjë brenda. “Lum si unë që jam i shkurtër”, dëgjohet zëri i Irgenit ndërmjet të qeshurave.