DUA LIPA NË NJË LIDHJE TË RE/ Babait të saj mesa duket i pëlqen ende i dashuri i vjetër (FOTO) – AlpeGossip
DUA LIPA NË NJË LIDHJE TË RE/ Babait të saj mesa duket i pëlqen ende i dashuri i vjetër (FOTO)

DUA LIPA NË NJË LIDHJE TË RE/ Babait të saj mesa duket i pëlqen ende i dashuri i vjetër (FOTO)

Para ca kohësh, Dua Lipa dhe Isaac Carew i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare dhe tani Dua është mëse e lumtur me të dashurin e ri, Anwar Hadid.

Marrëdhënia mes Duas dhe ishit, shefin e njohur të kuzhinës, nuk dihet si ka vijuar pas ndarjes por që të dy kanë reshtur së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

Pavarsisht marrëdhënies së tyre, i ati i Duaa, Dukagjin Lipa vazhdon të jetë mik me Isaac dhe ndihet i lumtur për çdo arritje të tij. Së fundmi, shefi i kuzhinës ka njoftuar për blerjen e një shtëpie të re, ndërtimet për të cilën nisin javën tjetër dhe në sy ka rënë komenti i Dukagjinit: “Urime shok. Jam shumë i lumtur për ty.”