NUK NJIHET MË/ Ja sa e kanë ndryshuar Alketa Vejsiun operacionet plastike (FOTO) – AlpeGossip
NUK NJIHET MË/ Ja sa e kanë ndryshuar Alketa Vejsiun operacionet plastike (FOTO)

NUK NJIHET MË/ Ja sa e kanë ndryshuar Alketa Vejsiun operacionet plastike (FOTO)

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të përgatitura e më të suksesshme shqiptare.

Prej vitesh ajo sjell në ekran projekte tepër të mëdha që gjithmonë bëjnë bujë. Alketa ka qenë pjesë e ekranit shqiptar që në moshë shumë të vogël.

Ajo e ka nisur karrierën e saj si moderatore në Top Albania Radio ku drejtoi programet e para muzikore ndërsa kthesën më të madhe të karrierës dhe suksesit të saj ajo e mori kur ishte vetëm 17 vjeç dhe regjisorja Vera Grabocka i besoi drejtimin e spektaklit ”12 ëndrrat e një nate vere”. Që prej asaj dite, Alketa nuk i ka munguar më ekranit të shqiptarëve.

Duke qenë për kaq shumë vite në vëmendje të publikut nuk mund të shpëtosh kurrë nga syri i tyre. Nëse Alketa sot duket siç e shohim, më parë nuk ka qenë kështu. Njësoj si çdo njeri që nuk i pëlqen diçka tek vetja, dhe Alketa ka ndërhyrë në mënyrë që të jetë ashtu siç ajo e pëlqen veten.

Duke parë foto dhe video të Alketës në vitet e para karrierës së saj mund lehtësisht të kuptojmë se moderatorja ka disa ndërhyrje plastike në fytyrë. Alketa ka zgjedhur të ndërhyjë me anë të operacioneve në hundë, buzë dhe ndoshta pak tek mollëzat.

Megjithëse paraqitja e jashtme ka ndryshuar, vlen të thuhet se talenti i saj ka qenë i pranishëm që në ditën e parë!

 

/AlpeGossip.al