KEISI ”ÇMEND” STRESIN/ Poston foton me bikini nga pushimet – AlpeGossip
KEISI ”ÇMEND” STRESIN/ Poston foton me bikini nga pushimet

KEISI ”ÇMEND” STRESIN/ Poston foton me bikini nga pushimet

Deklarata e Stresit pak ditë më parë bëri bujë. Reperi tha se e ka kaluar shpejt ndarjen i ftuar në emisionin e Roza Latit “Bukë me vete”. Madje Stresi u shpreh se postimet e tij nuk kanë qenë kurrë për Keisin.

Mesa duket edhe Keisi e ka lënë në të shkuarën historinë e dashurisë me Stresin dhe po shijon jetën. Bukuroshja brune ka shkuar me pushime dhe nga atje ka postuar një foto ku shfaqet në super formë me rrobabanjo.

Gjithashtu ditën e djeshme Keisi la të kuptohej se nuk ka shpresa për rikthim me Stresin, pasi ajo ka vendosur të mos kthehet më në Shqipëri.

Keisi u shpreh sepse nuk përshtatet dot me jetesën këtu dhe e ardhmja e saj është Kanadaja.