Bes Kallaku uron 3 femrat e jetës, por e motra nuk ia fal që e la ‘jashtë liste’ (FOTO) – AlpeGossip
Bes Kallaku uron 3 femrat e jetës, por e motra nuk ia fal që e la ‘jashtë liste’ (FOTO)

Bes Kallaku uron 3 femrat e jetës, por e motra nuk ia fal që e la ‘jashtë liste’ (FOTO)

Sot më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të gruas, nuk kanë munguar urimet e dedikimet e VIP-ave shqiptarë për femrat e jetës së tyre, që nga mamatë, gjyshet, bashkëshortet, motrat e mikeshat. Një urim të veçantë ka bërë edhe Bes Kallaku i cili ka uruar 3 femrat e rëndësishme të jetës së tij me një postim në Instagram.

Aktori ka postuar një kolazh fotosh ku shfaqet me mamanë Shpresën, me gjyshen Ijen dhe bashkëshorten Xhensilën.

“Urime 8-Marsin, Nena (Shpresa) qe me linde, me dhe jeten, Ija qe me rrite me lule dele, Xhensila qe me lumturove ditet”, shkruan Besi.

Mirëpo aktori ka harruar motrën e tij Anën e cila i shkruan publikisht se i ka ngelur hatri.

 

“Po mua lopa më ka bërë? Hajde se flasim zemra motrës”, i shkruan Ana Besit.