PAMJE FANTASTIKE/ Elita Rudi fotografohet duke notuar me delfinët – AlpeGossip
PAMJE FANTASTIKE/ Elita Rudi fotografohet duke notuar me delfinët

PAMJE FANTASTIKE/ Elita Rudi fotografohet duke notuar me delfinët

Çifti i njohur i Showbizit, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko së fundmi kanë nisur pushimet në Turqi, ku po pushojnë në një resort me pesë yje, së bashku me vogëlushin e tyre Zëri.

Vazhdimisht ato kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, foto dhe video nga pushimet, duke treguar  se po i shijojnë shumë këto ditë pushime në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Elita ditën e djeshme publikoi në llogarinë e saj të Instagramit, foto me Zërin, në një ndër vendet më përrallore në Antalia. Më pas publikoi një foto ku shfaqej tepër tërheqëse e veshur me rrobabanje, ku binin në sy format perfekte trupore gjashtë muaj pas lindjes.

Ditën e sotme, moderatoja ka ndarë me ndjekësit e saj, disa momente të tjera të pushimeve. Elita është fotografuar duke notuar me delfinët dhe buzëqeshja në fytyrën e saj tregon se po e shijon shumë një eksperiencë të tillë.