MUNGOI NË DASMËN E ERIKUT/ Anxhela Peristeri tregon arsyen e vërtetë (VIDEO) – AlpeGossip
MUNGOI NË DASMËN E ERIKUT/ Anxhela Peristeri tregon arsyen e vërtetë (VIDEO)

MUNGOI NË DASMËN E ERIKUT/ Anxhela Peristeri tregon arsyen e vërtetë (VIDEO)

Mes miqve të ngushtë Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi nuk ka patur kurrë një zënkë, pavarësisht thashethemeve që lindën pas mungesës së Erikut në koncertin recital të këngëtares dhe u shtuan më pas kur kjo e fundit nuk qe e pranishme në dasmën e Lloshit. E ftuar te “Rudina”, Peristeri theksoi se “Eriku mungoi për një arsye të vetën” – që supozojmë se duhet të ketë qenë tepër e fortë – dhe për po një tjetër arsye të fortë ajo nuk i shkoi në dasmë.

“Kur Eriku më tha datën e dasmës, unë kisha një datë të mbyllur që në tetor dhe nuk bëhej fjalë që ta anuloja sepse njerëzit do të vinin nga Amerika,” tregoi ajo. “Prandaj nuk isha. I kërkoj falje që nuk isha dhe ai e di se kemi folur personalisht.”

“Tani po të dojë le të mungojë dhe ai në dasmën time, të jemi 1 me 1. Edhe pse u barazuam se ai nuk erdhi në recital, unë nuk i shkova në dasmë,” u shpreh me humor Anxhela.

Por mundësitë që Anxhela Peristeri të bëjë dasmë janë të pakta, për të mos thënë 0, ndaj Eriku le të mjaftohet me këtë rezultat.