DASMA MBAROI/ Jonida Vokshi poston momentet më të bukura dhe ka një mesazh: Faleminderit Zot… (FOTO) – AlpeGossip
DASMA MBAROI/ Jonida Vokshi poston momentet më të bukura dhe ka një mesazh: Faleminderit Zot… (FOTO)

DASMA MBAROI/ Jonida Vokshi poston momentet më të bukura dhe ka një mesazh: Faleminderit Zot… (FOTO)

Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi para dy ditësh kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Në dasmë ishin të ftuar shumë miq e kolegë të cilët u bënë dëshmitarë për një ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e tyre. Mbrëmja kaloi për bukuri, mes momenteve magjike dhe kërcimeve të papara.

Disa foto nga dita më e rëndësishme në jetën e saj, Jonida ka vendosur t’i publikojë ditën e sotme në profilin e Instagramit duke e ndarë lumturinë që ndjen me ndjekësit e saj.
‘Momenti me emocionues i jetes sime!’ ka shkruar ajo. Po ashtu me këtë rast, Jonida ka falenderuar Amarda Toskën, Ermal Mamaqin dhe të gjithë stafin e ‘Ami Event’. “Më të bukur nuk na e bënit dot këtë ditë tonën të rëndësishme! Super profesionist dhe kreativ!”-ka shkruar ajo. Falenderimet i ka mbyllur me një falenderim të rëndësishëm ndaj Zotit. “Falenderimi i fundit i shkon Zotit që më ka bekuar me Besnik Krapin në jetën time!”, ka shkruar aktorja, duke shprehur ndërmjet këtyre fjalive gjithë dashurinë që ka për të shoqin.

View this post on Instagram

Momenti me emocionues i jetes sime! Asgje nga e gjithe kjo enderr e bukur e bere realitet nuk do te ishte e mundur, nese nuk do ishte prane nesh @amievent_official @amardatoska @ermalmamaqiofficial @liridonapjetri dhe i gjithe stafi i mrekullueshem i Ami Event! Me te bukur nuk na e benit dot kete dite tonen te rendesishme! Super profesionist dhe kreativ! Ju faleminderit🙏🏻 Do doja gjithashtu te ndalesha pak tek @klajdi_resort. Sherbimi,stafi,ushqimi,komoditeti i ofruar prej jush,nuk kam fjale ta pershkruaj ne cfare lartesie ka qene! Nje falenderim enorm per familjen Kokoshi! Ju dhe cdo punonjes i Klajdi Resort me ka bere te ndihem si nje princeshe!🙏🏻 Faleminderit @valdrinsahitiofficial per dy fustanet e tua aq te bukura qe ma bene akoma edhe me te bukur kete dite. Ishin nje perralle! Ti Valdrin je pasiskutim the best ever! 🙏🏻 Faleminderit @makeupbyanadervishi per imazhin aq te thjeshte por te bukur qe solle tek une ne kete dite🙏🏻. Te kam shpirt! Dhe falenderimi i fundit shkon per Zotin qe me ka bekuar me @besnikkrapi ne jeten time!🙏🏻❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on