ZËRI 7 MUAJSH/ Elita Rudi tregon planet për fëmijën e dytë – AlpeGossip
ZËRI 7 MUAJSH/ Elita Rudi tregon planet për fëmijën e dytë

ZËRI 7 MUAJSH/ Elita Rudi tregon planet për fëmijën e dytë

Shtatë muaj më parë moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jëtë të djalit të tyre Zërit. Që nga ai moment dyshja është përqëndruar së tepërmi te vogëlushi dhe publikon vazhdimisht në rrjete sociale foto dhe video nga momente të ndryshme gjatë rritjes së tij.

Mbrëmjen e sotme Elita, përmes një postimi në Instastory iu ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj ta pyesin për gjërat që duan të dinë nga ajo. Pyetjet e drejtuara janë nga më të ndryshmet, mes të cilave ka rënë një sy një pyetje në lidhje me planet për një fëmijë tjetër pas Zërit.

‘Fëmija i rradhës?’, ka shkruar një ndër fansat e saj. ‘Jo tani së shpejti’, është përgjigjur moderatorja duke treguar që për momentin ai dhe Gjiko nuk kanë në plan një fëmijë të dytë. Për momentin janë të përqëndruar në vogëlushin e tyre të parë Zëri, i cili sot mbushi fiks shtatë muaj nga ardhja në jetë.