VJESHTA KA HYRË/ Të gjithë duhet të kini kujdes nga gonorrea, ja pse – AlpeGossip
VJESHTA KA HYRË/ Të gjithë duhet të kini kujdes nga gonorrea, ja pse

VJESHTA KA HYRË/ Të gjithë duhet të kini kujdes nga gonorrea, ja pse

Ah, vjeshta: gjethet që bien, vera e ngrohtë me kanellë, palltot e leshta, dhe sigurisht, gonorrea.

Po, gonorrea. Mesa duket, infeksioni seksualisht i transmetueshëm lulëzon në vjeshtë, sipas një studimi të publikuar një javë më parë në PLoS Pathogens. Në fakt, studiuesit zbuluan se thuajse gjithë sëmundjet infektive lulëzojnë ose flenë në varësi të stinës. Studimi përdori të dhënat e 100 studimeve të mëparshme për të nxjerrë në pah në 69 sëmundje specifike bëhen më prevalente në pranverë, verë, vjeshtë ose dimër. Disa nga rezultatet ishin të pritshme – të gjithë e dimë që gripi është më i zakontë në dimër. Por kush e dinte që salmonela dhe lia bëjnë namin në pranverë, ndërsa poliomeliti, sifilizi, tetanozi dhe tuberkulozi pushtojnë verën?

Këto fluktuacione ndodhin si pasojë e një sërë faktorësh, por ndryshimet në temperaturë, lagështi dhe reshje shiu luajnë rolin më të rëndësishëm. Disa mikrobe infektive (si për shembull mikrobet që shkaktojnë lythe gjenitale) mbijetojnë në kushte të lagështa e të ngrohta, ndërsa baktere të tjerë ndihen më mirë në habitate të thata e të ftohta.

Sjelljet njerëzore kanë gjithashtu dorë në preferencat sezonale të këtyre infeksioneve. Një verë e mbushur me flirte dhe aventura seksuale me shumë mundësi pasohet nga një vjeshtë me një ose dy infeksione seksualisht të transmetuar – normalisht, kjo sjellje kontribuon në përhapjen më të lartë të sëmundjeve si gonorrea, sifilizi dhe herpesi gjential gjatë vjeshtës. Studiuesit zbuluan se edhe sjelljet e kafshëve rrotull nesh ndikojnë në mënyrën e tyre. Në verërat e ngrohta të hemisferës perëndimore dhe sezonet me shi të hemisferës lindore, mushkonjat shpërhapin sëmundje si malaria dhe virusi i Nilit perëndimor.

“Nuk bëhet fjalë për prekshmëri në një stinë të vitit dhe shëndet total në një stinë tjetërm” thotë Micaela Martinez, ekologjiste e sëmundjeve infektive në Columbia University dhe autorja e studimit. “Ristrukturohemi përgjatë vitit dhe identiteti i çfarë na cënon më së shumti ndryshon përgjatë stinëve.”

Studimi i Martinez mund të përdoret në të ardhmen për të parashikuar shpërthimet dhe epidemitë e sëmundjeve infektive në botë. Sa më mirë të parashikohen, aq më mirë mund të parandalohen përmes vaksinave e sistemeve të tjera të posaçme. Për më tepër, klima e Tokës po ndryshon me shpejtësi dhe është me dobi të parashikojmë me cilat sëmundje duhet të përballemi dhe kur.

Dhe kur kjo vjeshtë të marrë fund, do të marrë gonorrenë me vete për t’i lënë vend dritave të Krishtlindjeve, gripit dhe pneumonisë bakteriale. Gëzuar festat.