“TËRMET ISHTE KY?” Alketa tmerrohet live në “Dance with me” (FOTO) – AlpeGossip
“TËRMET ISHTE KY?” Alketa tmerrohet live në “Dance with me” (FOTO)

“TËRMET ISHTE KY?” Alketa tmerrohet live në “Dance with me” (FOTO)

Ka nisur mbrëmjen e sotme puntata e parë e spektaklit të kërcimit “Dance with me”, ku u prezantua juria e re dhe çiftet që do të shohim të kërcejnë këtë sezon. Pas performancës së Eduart Ndocajt dhe Kejvina Kthellës, teksa juria po komentonte, Alketa ndërhyri papritur.

 

“Tërmet ishte ky?”, tha e frikësuar moderatorja dhe sytë iu mbushën me lot. Më pas Alketa mësoi se ishte vetëm një bubullimë dhe tregoi se ishte skandalizuar dje nga lajmi jo i vërtet që u përhap për tërmetin.

Alketa tregoi se përveç tërmeteve i ka shumë fobi ashensorët.