Almeda Abazi modelja bukuroshe është një nga personazhet më të njohura të publikut shqiptar. Pasi modelja u shpall u njoh si Miss Shqipëria jeta e saj në Turqi morri tjetër drejtim. Përveç karrierës në Turqi dhe familjes që ka me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, Almeda ka qenë gjithmonë shumë e komentuar për shkak të pamjes së saj të jashtme.
Megjithëse tani duket shumë e bukur dhe me tipare perfekte, nëse shohim foto të mëparshme, Almeda nuk është dukur gjithmonë kështu. E akuzuar më parë për operacione plastike, Almeda është shprehur:
“Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën, do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mia të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani, për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”.

Përveç këtyre deklaratave ne mendojmë se përveç hundës, modelja ka bërë dhe buzët por për sa kohë nuk është pranuar, ky ngelet një dyshim. /AlpeGossip.al























