”TE TOP CHANNEL TË PËRCOLLËN”/ Fjori Dardha acarohet keq: Ka dhe nga ta që… (FOTO) – AlpeGossip
”TE TOP CHANNEL TË PËRCOLLËN”/ Fjori Dardha acarohet keq: Ka dhe nga ta që… (FOTO)

”TE TOP CHANNEL TË PËRCOLLËN”/ Fjori Dardha acarohet keq: Ka dhe nga ta që… (FOTO)

Moderatoren Fjori Dardha jemi mësuar t’a shohim prej disa kohësh në ORA News ku moderon së bashku me Rozana Radin emisionin ‘Boom’, simotrën e Fiks Fare. Dhe kujtojmë këtu që Fjori e nisi karrierën e saj si moderatore pikërisht në Top Channel, në emisionin e vetëm asokohe me këtë tematikë investiguese.

Por koha e artë e Fjorit në Fiks Fare zgjati disa muaj për t’u shkëputur më pas e për t’u shpërgulur në televizionin tjetër. Emri i Fjorit lidhet gjithnjë me Fiksin dhe ndjekësit në rrjete sociale ia kanë rikujtuar moderatores kohën e shkuar. Një prej tyre i ka shkruar Fjorit: “-Në Top Channel të përcollën”.

Moderatorja ia ka kthyer në këtë mënyrë: “-Poo me shumë vlerësim dhe respekt madje! Hyra si zonjë (duke fituar një audicion ku morën pjesë edhe plot të tjerë) dhe më përcollën po si zonjë, duke pranuar dorëheqjen time në mënyrën më qytetare të mundshme.”

Fjori është nervozuar nga ky sulm dhe i është kthyer me fjalët:”- Ti nuk pyete. Nuk ishte thjeshtë kuriozitet. Ti thjesht tentove të më fyeje. Arsyen e di ti, sepse nuk mund të kujtohesh pas 3 vjetësh, të bësh një koment të tillë. Gjithë të mirat,-ka përfunduar moderatorja që mesa kuptuam është fyer nga këto fjalë të pabaza për të.