Këngëtarja e hitit “Ciao”, Enca është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, sukses i cili sjell për të, të ardhura të shumta e një jetë luksoze.
Por ajo çfarë vihet re nga këngëtarja është fakti që ajo më së shumti harxhon për veshje.
Vetëm pak kohë më parë u komentua shumë foto ku Enca mbante veshur çizmet e famshme që shkonin në mijëra euro.
Ndërsa sot këngëtarja ka tërhequr sërish vëmendjen e veshur me një palë çizme ngjyrë floriri.
Duke qenë kaq ekstravagante, këto nuk janë çizme për përditshmëri kështu që me shumë gjasa Enca është ende duke xhiruar videoklipin e ri që do të publikohet këtë muaj dhe do të mbajë titullin “Dua”.