KUZHINIERE PROVOKUESE/ Olta Gixhari gatuan duke kërcyer me fustanin e shkurtër – AlpeGossip
KUZHINIERE PROVOKUESE/ Olta Gixhari gatuan duke kërcyer me fustanin e shkurtër

KUZHINIERE PROVOKUESE/ Olta Gixhari gatuan duke kërcyer me fustanin e shkurtër

Bukuroshja Olta Gixhari njihet për natyrën e saj ekstravagante dhe moderne. Ajo nuk nguron të jetë vetja dhe të na bëjë të gjithëve ta duam me sinqeritetin që e karakterizon. Aktorja e dashur për publikun është gjithnjë shumë aktive në rrjetet sociale nga ku nuk nguron të na tregojë ditën e saj.

Plot homor dhe padyshim shumë elegante, Olta na ka sjellë ditën e sotme një video ku duket në kuzhinë duke kërcyer. Bukuroshja jonë shihet me një fustan të kuq, të shkurtër dhe me flokët bjonde të kapura gërshet.

Në videon e postuar në instastory artistja duket shumë e lumtur teksa vallëzon e kërcen për qejfin e saj nën ritme të lehta. Ajo është gjithashtu duke gatuar pasi në sfond duken disa ingeredientë, dhe po ashtu tenxhere e mjete të tjera kuzhine.

Ndërkohë vet Olta mban në dorë një lugë dhe kërcen me të në dorë. Edhe në kushte shtëpie ajo duket yll. Dhe mesa vëmë re, artistja është një kuzhiniere e mirë.