PAS LARGIMIT NGA “ON RECCORDS”/ Reperi shqiptar sherr me Rina Balajn (FOTO) – AlpeGossip
PAS LARGIMIT NGA “ON RECCORDS”/ Reperi shqiptar sherr me Rina Balajn (FOTO)

PAS LARGIMIT NGA “ON RECCORDS”/ Reperi shqiptar sherr me Rina Balajn (FOTO)

Muajin e kaluar reperi i njohur Fuego deklaroi largimin nga labeli “On Records”, nga i cili ka publikuar disa projekte që rezultuan të suksesshme. Largimi i Fuegos nuk ka kaluar me qetësi sepse deklarata që ai bëri sot tregon se janë prishur marrëdhëniet me një tjetër repere të këtij labeli.

Bëhet fjalë për Rina Balajn me të cilën Fuego bashkëpunoi vitin e kaluar.

Në një intervistë për “Mirage”, reperi është pyetur kë zgjedh mes Rinës dhe Taynës e ai zgjodhi për çudi këtë të fundit.

Madje kur u pyet se cila nga VIP-et ka gjoksin më të bukur, Fero zgjodhi sërish Taynën.

Siç duket pas largimit nga “On Records”, marrëdhëniet mes Fuegos dhe Rinës nuk janë më si dikur dhe kjo ka shkaktuar edhe thashethemet se mes tyre ka ndodhur ndonjë sherr.