U NDANË/ Loredana dhe Mozzik vendosin kush do të kujdeset për Hanën – AlpeGossip
U NDANË/ Loredana dhe Mozzik vendosin kush do të kujdeset për Hanën

U NDANË/ Loredana dhe Mozzik vendosin kush do të kujdeset për Hanën

Para pak ditësh, reperja e njohur Loredana i konfirmoi të gjitha aludimet për ndarje nga Mozzik. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ajo tregoi se nuk janë më bashkë dhe kanë vendosur t’i lënë hapësirë njëri-tjetrit.

Loredana po ashtu u shpreh se tanimë është një nënë beqare dhe si rrjedhojë do i duhet të punojë akoma më shumë. Përsa i përket vogëlushes Hana, dyshja kanë vendosur që të kujdesen për të në mënyrë të barabartë. Gjërat që ndodhin mes tyre nuk kanë pse të ndikojnë te vajza, e cila meriton të rritet e shëndetshme, plot dashuri dhe e lumtur.

Që kur Hana erdhi në jetë, çifti i reperëve i hapën asaj një faqe në Instagram, e cila menaxhohej nga Loredana, por tani që dyshja janë ndarë, kanë bërë disa ndryshime. Llogarisë së Hanës në Instagram, i është shtuar si menaxher dhe baba Mozziku.