THA SE NUK I BËN PËRSHTYPJE/ Shihni ç’bën Selena për Justin Bieber – AlpeGossip
THA SE NUK I BËN PËRSHTYPJE/ Shihni ç’bën Selena për Justin Bieber

THA SE NUK I BËN PËRSHTYPJE/ Shihni ç’bën Selena për Justin Bieber

Këngëtari i njohur Justin Bieber në fund të muajit Shtator u martua me modelen Hailey Bieber. Ndonëse Justin tashmë është me dikë tjetër, fansat nuk e kanë harruar historinë e tij me Selena Gomez, madje shumë prej tyre do preferonin që dyshja të ishte ende bashkë.

Pas martesës së Justinit, Selena  është shprehur se është shumë më mirë pa të dhe ka marrë një vendim të shëndetshëm. Madje ajo u komentua shumë në media për një lidhje të re me këngëtarin Niall Horan. Gjithsesi, këngëtarja ka lajmëruar së fundmi një këngë të re dhe të gjithë fansat janë të një mendimi: kënga duket si një mendim për Justinin!

Këto aludime kanë ardhur nga vetë titulli i këngës ‘Lose you to love me”.  Selena ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku si përshkrim ka vënë titullin e këngës dhe ka shtuar: “Më duhej të humbja ty për të dashur veten. 23 tetor”.

Menjëherë fansat kanë nisur nga komente të tipit: “Mezi po pres të dëgjoj këngën e Selena Gomez. Duke u bazuar në titullin ‘Lose you to love me’, jam shumë i bindur se kjo këngë është për Justin Bieber.” Për më shumë, do të mësojmë kur të publikohet kënga.