PËRFUNDOI NË KOMISARIAT/ Ronela Hajati na tregon se çfarë i ndodhi kur po xhironte klipin – AlpeGossip
PËRFUNDOI NË KOMISARIAT/ Ronela Hajati na tregon se çfarë i ndodhi kur po xhironte klipin

PËRFUNDOI NË KOMISARIAT/ Ronela Hajati na tregon se çfarë i ndodhi kur po xhironte klipin

E ftuar në Soirée, mbrëmjen e djeshme, Ronela Hajati ka treguar incidentin më të madh që i është dashur të kalojë për realizimin e një klipi. Teksa përpiqeshin të xhironin klipin e këngës “A don si kjo”, autoritetet u shfaqën aty dhe ndaluan këngëtaren bashkë me figurantët. Arsyeja?!

Veshjet e tyre ngjanin me ato të formacioneve të ISIS-it! Pavarësisht se sot Ronela e tregon si histori interesante, atëherë ju desh të kalonte plot 5 orë në komisariat.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshin: ‘Kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë që tallesha sepse nuk e merrja dot seriozisht dhe ju thoja, Osama bin Laden, e ata shkruanin çfarë thoja unë. Pastaj, u sqarua që ishte vetëm një klip, ata e panë që ishin kamera, por ishin procedurat e tilla.”- tregon Hajati.

Nëse s’ju kujtohet klipi dhe veshjet, urdhëroni!