3 MUAJ PAS NDARJES/ Robert Berisha na habiti: Jetoj me Norën – AlpeGossip
3 MUAJ PAS NDARJES/ Robert Berisha na habiti: Jetoj me Norën

3 MUAJ PAS NDARJES/ Robert Berisha na habiti: Jetoj me Norën

Tre muaj më parë Robert Berisha me anë të një postimi në rrjete sociale deklaroi ndarjen nga Nora Istrefi, një ndarje që u shoqërua me shumë bujë e komente të shumta. Në intervistat e tij të fundit Roberti po flet për një rikthim me Norën e kështu ka deklaruar edhe mbrëmë në emisionin “Glamour Zone”.

“Ne nuk jemi ndarë. Ne nuk jemi bashkë! Ne nuk jemi nga ata çifte që i bëjmë gjërat me inat. Çfarëdo që shkruhet nëpër portale, nuk ka të bëjë me ne. E vërteta qëndron diku tjetër. Është personale. Por siç tha edhe ti, mund të ketë një derë për rikthim. Pauzat janë shumë të mira. E sheh ku je, ku s’je”, u shpreh Roberti.

I pyetur se me kë jeton, këngëtari bëri deklaratën e papritur kur tha se ndonjëherë jeton me Norën dhe vajzën e tyre e ndonjëherë vetëm.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër. kështu që, pak aty, e pak aty! Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Renees”, u shpreh Roberti.