NGA JUMPSUIT-et DERI TEK FUSTANET E SHËNDRRITSHME ME TEMINA/ Ja si u veshën moderatoret këtë javë (FOTO) – AlpeGossip
NGA JUMPSUIT-et DERI TEK FUSTANET E SHËNDRRITSHME ME TEMINA/ Ja si u veshën moderatoret këtë javë (FOTO)

NGA JUMPSUIT-et DERI TEK FUSTANET E SHËNDRRITSHME ME TEMINA/ Ja si u veshën moderatoret këtë javë (FOTO)

Fundi i javës erdhi dhe si gjithmonë ne do t’ju paraqesim veshjet e moderatoreve tona bukuroshe.

Këtë javë, bukuroshet tona janë paraqitur me veshje të veçanta dhe tepër të bukura.

Siç e kemi vënë re kohët e fundit, Luana po vazhdon të eksperimentojë me look-un e saj. Këtë herë ajo kishte zgjedhur të vishte një jump suit të bardhë me dekolte dhe me një këmbë të zhveshur mbi të cilën varej një anë si të ishte fustan. Pra një anë pantallon dhe një anë fustan.

Afërisht të njejtën gjë e kishte veshur dhe Ilda Bejleri por vetëm se të dyja këmbët i kishte të mbuluara.

Nga ana tjetër, Alketa dhe Marina kishin zgjedhur të ndriçonin këtë javë. Të dyja me fustane me temina, njëra të kuq e tjetra të zi, moderatoret kishin look afërsisht të njejtë. Për më tepër ato i bashkonte dhe detaji i rripit në mes.

Jonida Shehu, Bieta dhe Rudina kishin vendosur që dhe këtë javë ti qendronin besnike kostumeve serioze që të themi të vërtetën, nuk dalin kurrë nga moda./AlpeGossip.al