“NË MOMENTIN E FUNDIT JAM SAJUAR”/ Këngëtarja e njohur shqiptare e thotë troç: Kam dalë në skenë me rroba borxh – AlpeGossip
“NË MOMENTIN E FUNDIT JAM SAJUAR”/ Këngëtarja e njohur shqiptare e thotë troç: Kam dalë në skenë me rroba borxh

“NË MOMENTIN E FUNDIT JAM SAJUAR”/ Këngëtarja e njohur shqiptare e thotë troç: Kam dalë në skenë me rroba borxh

Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, teksa vitet e fundit ka provuar edhe moderimin.

E ftuar në emisionin “Thumb On”, Eneda tregoi fillimet e karrierës, kur kishte raste që dilte në skenë me rrobat e kushërirave.

“Në përgjithësi jam veshur vetë sepse gjithmonë kam menduar që veshja nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Por më vonë filluam të punonim me profesionistë të fushës. Në festivalin e 97′ kisha veshur një fustan të zi të mbrëmjes së maturës së gocës së hallës sime. Na u duk i bukur të gjithëve familjarisht. Natën e parë kam qepur një kostum me një copë 15 mijë lekshe nga ato që mbante mami. Realisht ka qenë bukur pavarësisht mundësive. Në festivalin e pranverës kisha veshur një gjë që nuk më shkonte me sandalet. Aty ishte Lori Kaçka dhe bashkë me të ishte dhe goca e tezes. Më thotë mua po heq unë veshjen time se të shkojnë më shumë këto dhe vesha të asaj. Në momentin e fundit jam sajuar.”- tha Eneda Tarifa.