FESTON DITËLINDJEN/ Rezarta Shkurta merr dhuratën më të shtrenjtë nga e bija – AlpeGossip
FESTON DITËLINDJEN/ Rezarta Shkurta merr dhuratën më të shtrenjtë nga e bija

FESTON DITËLINDJEN/ Rezarta Shkurta merr dhuratën më të shtrenjtë nga e bija

Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta feston sot ditëlindjen dhe dhuratën e parë e ka marrë nga e bija, Hera e cila di si ta bëjë mamin të lumtur në ditën e saj.

Hera i ka dhuruar Rezartës një buqetë me lule dhe një kartolinë ku shkruhet: “Mami gëzuar ditëlindjen”. E emocionuar Rezarta shkruan se kjo është dhurata më e shtrenjtë për të.

“Bebes time nuk iu durua deri nesër. Me shkrimin e dorës së vockël nuk paska dhuratë më të shtrenjtë”, shkruan Rezarta.

Më pas ajo ka postuar edhe një foto e përqafuar me Ermalin dhe tregon se mezi po pret dhuratën e tij.