Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e 8-të e ”Portokalli” dhe ajo çka na tërhoqi më shumë vëmendjen ishte veshja e moderatores së njohur Xhemi Shehu.
Moderatorja e dashur kishte zgjedhur të vishte një ”fustan” i cili nga njëra anë ishte i shkurtër nga ana tjetër ishte i gjatë. Në ngjyrën blu dhe në njërën anë pa mëngë ndërsa në tjetrën i lidhur tek supi, ky ”fustan” na duket me të vërtetë i çuditshëm. Ndoshta nuk duhet ta quajmë fare fustan, por ”gjysëm fustan e gjysëm fund”.
Madje një komentues ka patur një batutë për të bërë në lidhje me këtë veshje. Në seksionin e komenteve së videos të ”Potokalli” ai i shkruan: Fustani i Xhemit fiks, nga lindja të shohin arabët, nga perëndmi të shohin shqiptarët.
Pasi u ndeshëm me trendin gjysëm pantallon gjysëm fustan, të sjellë në shumë raste nga Luana, Ilda Bejleri, Tuna etj mesa duket rradhën tani e paska ky trendi tjetër që të themi të drejtën na konfuzon shumë.
Mendojmë se ka ardhur koha që moderatoret tona ta ndajnë mendjen se ç’duan të veshin… /AlpeGosip.al















