BASHKËPUNIMI I VEÇANTË/ Këngëtari shqiptar merr pjesë në ‘Festivalin e Këngës’ me vajzën e tij japoneze – AlpeGossip
BASHKËPUNIMI I VEÇANTË/ Këngëtari shqiptar merr pjesë në ‘Festivalin e Këngës’ me vajzën e tij japoneze

BASHKËPUNIMI I VEÇANTË/ Këngëtari shqiptar merr pjesë në ‘Festivalin e Këngës’ me vajzën e tij japoneze

Këngëtari i njohur Genc Tukiçi është një ndër konkurrentët në ‘Festivalin e Këngës’. Nuk është hëra e parë që ai ngjitet në këtë skenë, por mund të themi është më e veçanta, pasi do ta shoqërojë e bija me zërin e saj të ëmbël.

Sipas “RTSH.al”, dyshja do të sjellë duetin me titull “Ju flet Tirana”. Vajza e tij, Nadia, është vetëm  17 vjeçe dhe është gjysmë japoneze. Dashurinë për muzikën e ka trashëguar nga i ati, ndërsa fizikun nga e ëma, e cila është nga Japonia.

Nadia do të niset nga Parisi, vetëm për të qenë për herë të parë pjesë e “Festivalit te Këngës”. Dueti i tyre pritet të kthehet në hit dhe publiku mezi po pret t’i dëgjojë.