POST TËRMETI/ Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa, fitimet dhurohen për Shqipërinë – AlpeGossip
POST TËRMETI/ Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa, fitimet dhurohen për Shqipërinë

POST TËRMETI/ Dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Dua Lipa, fitimet dhurohen për Shqipërinë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është një prej personazheve të njohur të ekranit që është duke mbledhur fonde për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve. Këngëtarja ka treguar se ka zgjedhur të mbledhë të ardhura nëpërmjet shitjes së një bluzave që tregojnë edhe kauzën e vendit tonë.

Pak më parë Dua ka zbuluar edhe dizajnin e bluzës, e cila duket të jetë bërë me kujdes. Në pjesën e pasme qëndron emri i këngëtares dhe më poshtë krijohet një rreth me fjalët : Pray for Albania (Lutuni për Shqipërinë). Kjo bluzë shitet për 45 dollarë dhe vjen në sasi të limituar.

Këtu mund të blini bluzën: Me të ardhurat e grumbulluara Dua do të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.