Shumë studime kanë treguar se pjesët në të cilat trupi merr më shumë shëndet, mund të “parashikojnë” gjendjen e zemrës apo problemeve të tjera të shëndetit. Nëse nuk e dinit, forma juaj e vitheve jep sinjalet e para duke ju paralajmëruar se ndaj çfarë gjërash duhet të bëni kujdes.
#1. Vithet tuaja krijojnë një formë katrori.
Kjo formë tregon se ju nuk ushtroheni mjaftueshëm fizikisht, ose thjesht keni zgjedhur të ndiqni programin e gabuar të ushtrimeve. Njerëzit me formë të tillë vithesh kanë zakonisht një metabolizëm të mirë dhe peshën e shtojnë në mënyrë proporcionale. Çfarë rekomandohet për ju?
Bëni kujdes me kaloritë, por s’është nevoja të mbani asnjë dietë. Mirë është t’i kushtoni vëmendje shpatullave tuaja dhe kofshëve.
#2. Vithe në formë zemre
Pjesa më e madhe e shëndetit është e fokusuar në qendër, ndërkohë që beli është i hollë. Vajzat me ketë formë vithesh e kanë të thjeshtë të humbasin peshë.
Nëse kofshët dhe zona rreth belit janë zgjeruar, kjo tregon se po mbani dietën e gabuar, keni lënë pas dore aktivitetin dhe jeni nën presion të vazhdueshëm.
Për ju rekomandohet të konsumoni më shumë proteina, perime dhe fruta. Përqëndrohuni dhe merruni me pjesën e poshtme të trupit. Vrapi dhe ecja do t’ju ndihmonin shumë.
#3. Vithet tuaja formojnë një trekëndësh të përmbysur.
Me kalimin e moshës, shëndeti nga vithet shkon drejt pjesëve të tjera të trupit. Kjo ndodh për shkak se nivelet e estrogjenit bien. Nuk përjashtohen problemet me zemrën, depresionin, kocka të dobëta, probleme me infeksionet urinare.
Rekomandohet: T’i qëndroni strikt dietës suaj. Mbroni zemrën nga dhjamosja dhe ushtrohuni rregullisht.
#4. Formë rrethore e vitheve
Kjo formë vithesh na tregon se kemi të bëjmë me një njeri të shëndetshëm. Gjithçka është në proporcionin e duhur. Merrni kaloritë që ju duhen dhe mos harroni ushtrimet fizike.