”KUR ISHA SHTATZËNË MËSOVA SE KISHA TUMOR”/ Rrëfimi prekës i aktores shqiptare – AlpeGossip
”KUR ISHA SHTATZËNË MËSOVA SE KISHA TUMOR”/ Rrëfimi prekës i aktores shqiptare

”KUR ISHA SHTATZËNË MËSOVA SE KISHA TUMOR”/ Rrëfimi prekës i aktores shqiptare

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi ishte e ftuar në emisionin “NIN”, në Klan Kosova, ku foli për periudhën më të vështirë në jetën e saj, kur u diagnostikua me tumor.

E pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti se kur ka qenë pika kthesë e saj në karrierë, Adriana tregoi për kohën kur ishte shtatzënë dhe mësoi se kishte tumor.

“Kthimi ka qenë momenti kur u ktheva në jetë, në profesion, në personalitet. Ishte viti 2012, isha shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh, më shumë të vjella. Unë ia lashë të gjitha shtatzënisë. E kuptova më vonë që unë në kokë kam tumor dhe nuk i tregova askujt. Asokohe më ofruan të luaja filmin ‘Kthimi’. Në fillim thashë jo sepse nuk mundem se nuk doja ta dinte askush e aq më pak prindërit e mi, që më kanë fëmijën e vetëm. Duke menduar thashë ta lë një dokument si rolin tim të fundit. E pranova rolin. Kam pasur dhimbje të tmerrshme sa mendoja që do lindja. Ishte periudhë e rëndë, e vështirë, por që kaloi me sukses”, u shpreh Adriana.