‘Sex on the Beach’ është ndër koktejlet më të preferuara gjatë verës, të cilin mund ta përgatisim për 10 sekonda në shtëpi.
Pa humbur kohë, le të fillojmë me përbërësit:
– 30 ml vodka
– 15 ml vodka pjeshke/limoni
– 8 ml liker manaferre
– 60 ml lëng boronice
– 50 ml lëng ananasi/portokalleje
– Kuba akulli
– Për dekor: qershi, gjethe menteje, feta limoni
Në enën specifike për koktejle hedhim gjithë përbërësit dhe kubat e akullit. I tundim për 3-5 sekonda dhe më pas e hedhim në gotë.
Shtojmë si dekor sipas dëshirës fetat e limonit, qershitë etj.
Ja, kaq e thjeshtë ishte; shijojeni!