MARINA THOTË SE ËSHTË E PREFERUAR E TË ËMËS/ Habit Albëria: Mami jot ia fut kot – AlpeGossip
MARINA THOTË SE ËSHTË E PREFERUAR E TË ËMËS/ Habit Albëria: Mami jot ia fut kot

MARINA THOTË SE ËSHTË E PREFERUAR E TË ËMËS/ Habit Albëria: Mami jot ia fut kot

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar në “Klanifornia”, ku u bë pjesë e pyetësorit të Marinës. Albërija shkaktoi të qeshura në publik kur thumboi Marinën pasi ajo tha se ishte e preferuar e të ëmës.

“Cila nga vajzat është pika jote e dobët në këto momente? Sepse gjithmonë mamatë kanë një vajzë të preferuar. Unë jam e mamit tim”, tha Marina.

Albërie i bëri thirrje Luanës dhe tha: “Luana… Ç’është kjo kështu? E dimë si të urtë ne këto moj, por se ç’bën ca bomba kjo”.

“Mami jot ia ka fut kot, të paska gënjyer”, tha Albëria.

“Po unë të gjithave u them “Vdektë mami për ty”, sa e shoh “Po unë për ty zemra ime vdes”. Kështu që të gjitha njëlloj. Luana, rri pa merak”, shtoi këngëtarja.