Anjeza Shahini, këngëtarja e cila prej vitesh i mungon skenës, ka uruar sot Krishtlindjet me një foto shumë të bukur familjare. Anjeza shfaqet pranë pemës me vajzën, Viktorian dhe bashkëshortin, Paul Edward Conolly i cili ka vendosur një kapele babagjyshi. “Santa arriti. Gëzuar të dashtun”, shkruan Anjeza.
Në një postim tjetër, Anjeza shfaq të bijën ulur mbi kutitë e dhuratave dhe vogëlushja duket shumë e lumtur nga atmosfera e Krishtlindjeve. Anjeza shprehet se e bija është dhurata më e bukur pranë pemës.